Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do të jetë nesër në Kuvend në interpelancën e thirrur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike lidhur me amnistinë penale.

Partia Demokratike akuzon mazhorancën dhe Rithemelimin për pazare me amnistinë penale, duke thënë se e kanë bërë për të liruar zyrtarët e korruptuar.

“Gati për interpelancën…që nuk ka asgjë urgjente!” shkruan Manja në një postim në facebook ndërsa ka postuar dhe një foto ulur në tryezën e tij duke parë në kompjuter fjalën që ka përgatitur nesër për raportimin e tij para Kuvendit.