Temperaturat e larta kanë bërë që Greqia të përfshihet nga flakët e zjarrit. Përveç vatrave në Athinë, edhe në Lutsa janë përhapur flakët e zjarrit.
Mediat greke raportojnë se zjarri u është afruar shtëpive të banorëve. Nga flakët është përfshirë një kodër me bimësi. Ndërsa në vendngjarje kanë shkuar 30 zjarrfikës dhe 14 automjete zjarrfikëse për të shuar flakët.
Në ndihmë të tyre pritet të shkojë edhe një helikopter nëse situata nuk vendoset nën kontroll.
Me heret ka reaguar edhe kryeministri Rama ku shkruante se:“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…”