Ka nisur dita e dytë e Samitit të NATO-s që po mbahet në Madrid.

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet në rrjetet sociale dhe tregon se sot Shqipëria mund të marrë një lajm të mirë në lidhje me veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

 

Bëhet me dije se kryeministri Rama ka instensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Burime për mediat bëjnë me dije se Rama ka krijuar mundësinë për disa takime personale me krerët e BE-së si dhe liderët e dy vendeve në konflikt.
Raportohet se Rama deri më tani ka pasur komunikime intensive me presidentin francez Emanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin bullgar Rumen Radev, etj.