Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka replikuar me deputetin Vangjel Dule, duke i thënë atij se “po stolis protestën që ka thirrur Sali Berisha”. Gjatë fjalës së saj në Parlament, Spiropali tha se ata janë kapur pas fijes së flokut të Sali Berishes, ndërsa theksoi se Kuvendi është shndërruar një arenë e shpërdorimit të gjuhës shqipe.
“Dule kam një pyetje për ju, do e stolisni protestën e katranit që foli tani. Duhet të dini se nëse ka një stoli që i është rënë në qafë këtij kuvendi, ai është fjala e gjuhës shqipe. Të eruar nga inati dhe mllefi ata i largohen pushtetit
Është e njohur sindroma ah ckam bërë unë kur isha aty dhe ah cdo bëja po të isha aty.
Janë katandisur që gjuhen e kane kthyer në mjet kriminal të besimit. Nuk ka krim më të madh, sesa ta kthesh sallën e kuvendit në një arenë të tillë të shpërdorimit të gjuhës shqipe. Ne sot duhet të diskutimin me gjuhën që na takon. Po c’ti bëjmë ne që ju jeni kapur pas flokut të Saliut. Sa më shumë kapeni pas flokëve të tij, për qytetarët jemi ne këtu që përpiqemi. Vetëm ju nuk merreni me qytetarët, ju doni të nxisni turmat që të shpëtoni Saliun. Ju jeni stolia dhe bizhuja e grupit. Ne jemi përballur me krizat, duke ideuar dhe realizuar projektin social.
Këtë nuk ja mohoni dot qeverisë shqiptare. Po të ishin ato spitale dhe ato qendra shëndetësore ahur që latë ju, të jeni të sigurt që kushedi sa çudira do kishim parë me shëndetësinë shqiptare”, tha Spiropali.