Ilir Meta nuk ka inteligjencën për të qenë kreu i opozitës. I këtij mendimi është analisti Dritan Hila, i cili i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se është një figurë e konsumuar, ndërsa sa i përket Sali Berishës, analisti tha se po shkon drejt një moshe që e ka të pamundur.
I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj, nëse Ilir Meta do të ishte një figurë e përshtatshme për të kandiduar si kryetar i bashkisë së Tiranës, Hila tha se nëse do të konkurronte ‘do të hante turpin me bukë’.’ Meta nuk është ndonjë vizionar që po të marri qytetin do të ndryshojë’, shtoi Hila.
‘Berisha do fillojë si Biden tu japë dorën ndonjë ‘fatanzme’. Meta është i konsumuar, nuk ka forcë. Nuk burim për të qenë lider. Mund të jetë kryeministër. Meta nuk ka kapacitete për të qenë lider i këtij vendi, Berisha po shkon drejt një moshe që e ka të pamundur. Meta s’ka inteligjencën për të qenë në krye të vendit. Nëse Meta ka vendosur të ha turpin me buke të shkojë nga president i vendit, të shkojë të konkurrojë për kryetar i bashkisë Tiranës, mund të shkojë. Elektorati i Tiranës e i Durrësit nuk varen nga buka e gojës dhe kjo e bën të vështirë komandimin e votës. Meta nuk është ndonjë vizionar që po të marri qytetin do të ndryshojë. Meta e ka treguar se është i ndjeshëm ndaj parasë, nuk do të entuziazmoheshin Tiranasit ta votonin Metën, Çepani po. ‘- tha Hila.
Duke komentuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike, për Hilën, inaktiviteti i Enkelejd Alibeajt i ka dhënë fushë Sali Berishës. Sipas Hilës, Berisha ka bërë një operacion mediatik, ndërsa Alibeaj është treguar i mefshtë në këtë situatë. Hila tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë e cila ka vetëdije politike dhe elktorati e ndjek.
‘Inaktiviteti i Alibeajt, i ka lënë fushë Berishës. Bëri zgjedhjet në parti pa asnjë mekanizëm kontrolli. Berisha deri tani ka bërë një operacion mediatik. Alibeaj nuk e ka bërë, ka qenë i mefshtë. Kjo ka bërë të krijohet ideja sikur ka marrë Berisha popullaritetin, por në fakt nuk e ka marrë. Personazhet që e mbështesin Berishën nuk janë pesha elektorale, që kalojnë shumë më hu e degë më degë. Alibeaj mund të bënte më tepër, por këta i ka mbytur psikologjia e nëmëkëmbjes politikë. Nuk ditën që të vrasin babanë e tyre politik. PS ka më vetëdije politike dhe elektorati e ndjek. Këta janë lëshuar mbas një njeriu ‘non grata’. Nga mënyra sesi po rritet Rama, kjo opozitë nuk ka asnjë të ardhme!’- u shpreh Hila.