Nuk është kurrë vonë për të dhuruar pak dashuri, mirëkuptim e mbështetje për njerëzit e dashur të zemrës. Këtë gjë e dinë më mirë se kushdo tjetër 2 shenjat e mëposhtme, të cilat janë edhe më zemërgjerët e zodiakut. Njihuni me ta:

Luani

Edhe pse në pamje të parë Luani të jep përshtypjen e një shenje egoiste, që dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, është krejt e kundërta e këtij përshkrimi. Personat e lindur nën shenjën e Luanit janë altruistë, zemërgjerë dhe gjithmonë të gatshëm të kontribuojnë për të tjerët. U pëlqen që t’u zgjasin dorën njerëzve në nevojë, si dhe bëjnë çmos për t’ju ndihmuar nëse jeni në telashe.

Bricjapi

Bricjapi është shenja më e organizuar e zodiakut, aq sa shpeshherë të jep idenë se çdo gjë në jetën e tij është e planifikuar njëlloj sikur agjenda e përditshme. Mirëpo, nëse mendoni se gjithçka në jetën e tij rrotullohet rreth punës, karrierës dhe formimit intelektual, gaboheni. Pas kësaj shenje fshihet në zemër e butë dhe e madhe që do ta kishte zili kushdo. Të lindurit nën këtë shenjë janë shumë altruistë dhe bujarë, u pëlqen të ndajnë gjërat e tyre me të tjerët dhe përpiqen t’i ndihmojnë sa herë kanë nevojë.