Një konferencë e përbashkët për shtyp e liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, e planifikuar për t’u mbajtur në orën 11:30, është anuluar pasi samiti i sotëm zgjati dy orë më shumë se sa ishte planifikuar.

Sipas RAI-t që i referohet një burimi nga zyra e KE-së, “diskutimi mes liderëve ka qenë i sinqertë”, që do të thotë në gjuhën diplomatike se ata kanë thënë gjëra “shumë të vështira”.

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, që pritej të fliste në parasamitin e PPE ka hequr dorë nga fjalimi i saj dhe në vend të kësaj, për shtypin do të flasin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandr Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.