Pasi largoi ne huazim Lukaku te Interi dhe kurseu nje rroge rreth 15 mln euro, tani sipas Sky Sport UK, Chelsea eshte duke tentuar goditjen e madhe te veres qe mban emrin Neymar dhe mund ta siguroje per nje oferte prej 50 mln eurosh.

I kushtuar para disa vitesh rreth 222 mln euro me pagesen e klauzoles per prishtje kontrate nga Al-Khelaifi, braziliani duket se nuk eshte me i admiruar si dikur dhe vete presidenti i klubit kampion francez u shpreh se “disa mund te ikin, te tjere mund te vijne. Ne nuk duam me figura shkelqyese por nje projekt te vertete”.

Megjihate, duhet pare dhe se cila do te jete rroga e brazilianit, i cili te PSG fiton 35 mln euro ne sezon. Ai veshtire se do te ule shume pretendimet dhe maksimumi mund te shkohet ne 25 mln euro.

Sipas The Telegraph, buxheti i kesaj vere per trajnerin Thomas Tuchel do te jete rreth 200 milionë euro. Një burim i lartë i Chelsea tha: “Çështja kryesore është që në thelb të punohet me Tuchel për të dalë me lojtarët më të mirë që janë në dispozicion.

Ne vërtet duam të sigurohemi që të kemi një mbrojtje të mirë. Ne kemi thellësi në mesfushë. Ne nuk jemi të dëshpëruar për një sulmues të jashtëzakonshëm. Për fat të mirë, ka mundësi të arsyeshme në treg për momentin për të kënaqur dëshirën e tifozëve për të qenë konkurrues.

Mendoj se është një kombinim lëvizjesh dhe janë pesë ose gjashtë që ne do të kërkojmë të bëjmë.” Raporti shton se Boehly i ka vendosur Tuchel pritshmërinë minimale për një përfundim në top-katërsh në sezonin 2022/23, pasi Chelsea kërkon të reduktoje diferencën me Manchester City dhe Liverpool. Amerikani tani po plotëson rolin e kryetarit dhe të drejtorit sportiv pas largimit të Bruce Buck dhe Marina Granovskaia.