Lemuri është kafsha më e re që i është shtuar Kopshtit Zoologjik në kryeqytet që i ngjan Mbretit Julien, personazhit të filmit të animuar Madagascar.

“Uaaau! Mbreti JULIEN ka ardhur në TiranaZooPark. Kush do ta vizitojë i pari lemurin?”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale, duke ftuar kështu fëmijët dhe të rriturit të vizitojnë Kopshtin Zoologjik.

Kopshti i ri Zoologjik hapi dyert të shtunën e 4 Qershorit, në mesditë, me një sërë surprizash për fëmijët e Tiranës, që do ta kthejnë vizitën në një eksperiencë të bukur për ta. Kopshti Zoologjik është konceptuar si një hapësirë ndryshe, jo vetëm për t’u njohur me kafshët, por edhe për të mësuar gjëra të reja për to në klasa të posaçme.

Në 5.5 ha tokë është e shtrirë e gjithë Kopshti Zoologjik, ku në total janë 160 kafshë të 30 llojeve. Risi janë çifti i luanëve dhe tigrave, dinozona, hapësira rekreative dhe didaktike. Ndërkohë është shtuar dhe lemuri.