Borussia Dortmund thuhet se i është bashkuar Arsenalit në garën për sulmuesin e Chelsea, Armando Broja, me gjigantët gjermanë të interesuar tani për nënshkrimin e sulmuesit 20-vjeçar.
Sipas “Sky Germany”, skuadra e Bundesligës po e shikon ndërkombëtarin shqiptar si një opsion potencial për të zëvendësuar Erling Haaland këtë verë, me objektivin tjetër të Arsenalit, Gianluca Scamacca gjithashtu në listën e ngushtë të Dortmundit, përpara hapjes së “dritares” së transferimeve.
Ndërsa Dortmundi tashmë ka konfirmuar nënshkrimin e Karim Adeyemi, një tjetër sulmues është në rendin e ditës këtë verë, me skuadrën gjermane të interesuar tani për Brojën, i cili mund të largohet nga Chelsea këtë verë pas një huazimi mbresëlënës me Southampton, ku i riu ra në sy.
Sipas raportimeve, edhe “Topçinjtë” janë të etur për sulmuesin e Londrës perëndimore këtë verë. Megjithatë, çmimi prej 58 milionë £ i vendosur nga blutë e bëjnë Brojën një opsion të shtrenjtë si për Arsenalin, ashtu edhe për Dortmundin, pavarësisht interesimit të tyre.
Me Chelsea që ka gjasa ta shesë sulmuesin këtë verë, megjithatë, kjo tarifë mund të reduktohet lehtësisht, e cila do të jetë “muzikë për veshët” e Dortmund dhe Arsenal, duke pasur parasysh interesin e tyre për Brojën.
Të dyja klubet janë në kërkim të sulmuesve fillestarë për sezonin e ardhshëm. Arsenali mund të jetë ende favorit për ta transferuar Brojën, duke pasur parasysh situatën financiare dhe skuadrën aktuale që përmban vetëm një qendërsulmues të nivelit të lartë, Eddie Nketiah, me Alexandre Lacazette që do të largohet në fundin e këtij muaji.
Ndërsa Broja ka luajtur vetëm një sezon në Premier League, shqiptari mund të jetë shtesë e shkëlqyer duke pasur parasysh stilin e tij të lojës dhe moshën.