E kuqja e çuditshme në sfidën kundër Leeds United vijon të përndjekë Granit Xhakën, në një kohë kur ky episod ka përfunduar në zyrtar e Agjencisë Kombëtare të Krimit.
Federata e Futbollit konfirmoi në janar se ata po hetonin incidentin mes modeleve të dyshimta të basteve. Xhaka u ndëshkua me të kuqe, e dyta e verdhë, por mënyra se si mori kartonin e dytë ishte shumë e çuditshme, për vonesë lojë, në një kohë kur Arsenal po fitonte me rezultatin 4-1.
Çështja tani i është referuar agjencisë kryesore të krimit të organizuar në vend, megjithëse nuk ka asnjë sugjerim, sipas “Daily Mail”, se Xhaka ose ndonjë nga shokët e tij të Arsenalit janë fajtorë për ndonjë trukim.
Dyshimet u ngritën nga një bast prej afro 52,000 paund i vendosur gjatë ndeshjes ndaj Xhakës për t’u ndëshkuar në 10 minutat e fundit.