Janë identifikuar dy të rinjtë, të cilët u nxorën të pajetë nga Rezervuari i Çekrezës.

Bëhet me dije se personat që janë mbytur janë dy të rinj, Erjon Muca dhe Dorina Gjokgjinaj.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.