Të shumta ishin aludimet në lidhje me personin me të cilin futbollisti Gerard Piqué tradhëtoi këngëtaren e famshme Shakira, gjë që çoi edhe ne ndarjen e çiftit. E reja dëshiron të “tregojë të vërtetën e saj”
Kjo kthesë e informacionit për Shakirën dhe Piqué vjen në formën e deklaratave të C.M, e cila dëshiron të tregojë të vërtetën e saj.
“Ajo është përfshirë pa dashje në këtë histori dhe kërkon të bëjë të qartë të vërtetën e saj, dëshiron të mbetet anonime por na ka dhënë leje të transkriptojmë bisedën që kemi bërë me të”, shton gazetarja e ‘Socialité’.
“Dua të sqaroj se nuk e njoh fare Gerard Piquen, më kanë lidhur pa kuptim me të për shkak të përshkrimit të vajzës së supozuar dhe më kanë dhënë rolin duke përfituar nga fakti se nuk kam shoqëri.)
Nuk jam unë dhe nuk e njoh, ndaj te lutem me lini të qetë, njerëzit po me shajnë për gjera që nuk kam bërë, çdo gjë që del me emrin tim do ndeshemi me një padi. Nuk e kuptoj pse më kanë zënë në rrugë, mendoj sepse kanë nevojë për dikë që të shmangin problemin dhe të ngatërrojnë situatën, megjithëse ajo që më kanë thënë është se vajza e vërtetë është do të dal së shpejti, shpresoj që kështu të më lënë të qetë dhe të mund t’i rikthehem me qetësi studimeve, gjë që ka rëndësi për mua”, sqaron Socialite.
Deklaratat e saj janë dëshmi se ajo ka qenë karrem për të gjithë “kolegët e saj profesionistë”, pohon Laura Roigé. Identiteti është një emër i nxjerrë me qëllim dhe i përgjigjet jo CM-së, por Ç-së . Emri i plotë i të resë në fjalë “do të dalë së shpejti”, sipas fjalëve të së 22 vjeçares që foli me ‘Socialité’.