Elvana Gjata dhe Dhurata Dora janë bërë bashkë dhe në rrjetet sociale të gjithëve po u duken si binjake!

Dy këngëtaret shihen të veshur të dyja me fustan të zi transparent, duke zbuluar një pjesë të barkut dhe dekoltesë. Por, fustani nuk është i vetmi që i ka bërë të duken njësoj. Ato po ashtu duken identike edhe me grimin dhe flokët.

Krah videos së publikuar në Instagram Elvana dhe Dhurata kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë teksa ndjekësit e tyre janë shprehur super entuziastë në sektorin e komenteve.

Pamjet e publikuara janë nga videoklipi i tyre që tashmë është xhiruar dhe pritet të publikohet ndonëse nuk ka ende detaje të tjera. Kjo është hera e parë që dy artistet bëhen bashkë.