Dita Botërore e Muzikës e kthyer në traditë festimesh në rreth 200 vende të botës nuk kaloi në heshtje edhe në Shqipëri. Pallati i Brigadave u mbërthye nga një mbrëmje plot emocion dhe spektakël, e dhuruar për të gjithë artdashësit nga këngëtarja e njohur Manjola Nallbani.
Kënga për Nallbanin është ushqim shpirtëror që përmes saj përpiqet ta sjelle sa më bukur tek publiku.
Kjo natë e veçantë, e cila bashkoi figura të njohura të artit u organizua nën kujdesin e Ministres së Kulturës Elva Margariti dhe Bashkisë së Tiranës.
Në mbrëmjen gala performuan edhe studentë të Akademisë së Arteve.