Në Ankara të shtunën, presidenti turk dhe i AK-së, Rexhep Tajjip Erdogan, kujtuan përparimin dhe sukseset që Turqia ka bërë gjatë 20 viteve të fundit.
“Arritjet e vendit tonë në 20 vitet e fundit janë bërë pjesë integrale e jetës sonë në të gjitha fushat”, tha Erdogan në një fjalim në hapjen e takimit të 30-të konsultativ të AK Partisë, të mbajtur në Ankara, kryeqyteti i Turqisë.
Ai po ashtu përkujtoi se gjatë marrjes së pushtetit para dy dekadash qytetarëve iu tha se do ta ngrinin shtetin mbi katër baza kyçe, arsimin, shëndetësinë, drejtësinë dhe sigurinë.
Erdogan përmendi më pas vetëm disa nga shërbimet dhe projektet e zbatuara në Turqi në 20 vitet e fundit.
“Numri i universiteteve, që ishte 76 kur morëm pushtetin, u rrit sot në 208, numri i personelit akademik që ishte 70 mijë u rrit në 185 mijë dhe numri i studentëve të universitetit, i cili arriti në rreth 1.5 milionë, u rrit në. 8.3 milionë”, tha presidenti turk.
Ai gjithashtu theksoi se Turqia në tremujorin e parë u rrit me 7.3 për qind, ndërsa, siç tha, shumë vende në botë po shënojnë rënie ekonomike.
Në fjalën e tij, Erdogan tha gjithashtu se Turqia po vazhdon me vendosmëri luftën kundër terrorizmit, duke theksuar se forcat turke të sigurisë kanë thyer korridorin e terrorizmit që terroristët po përpiqen të krijojnë në jug me operacionet “Mburoja e Eufratit”, “Dega e Ullirit”, ” Burimi i Paqes” dhe “Kthetra-Dallok”.
“Tridhjetë kilometra nga kufiri ynë jugor, kjo është zona jonë e sigurisë dhe ne nuk duam të shqetësohemi në këtë zonë të sigurisë dhe në këtë kontekst po ndërmarrim hapat e nevojshëm”, tha Erdogan.