Polica Rrugore e Tiranës apelon drejtuesit e mjeteve që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative, atë të Ndroqit dhe autostradën “Elbasan-Tiranë”.
Gjithashtu, drejtuesve u bëhet thirrje që të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Tiranës
Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:
*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë.
Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
Kthehu 🚘 në shtëpi 🏡 i sigurtë 🚺🚹🆒, respekto ✅ rregullat e qarkullimit rrugor 🛑❌✅⚠️🚸