Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të zhvillojnë pasditen e sotme mbledhjen e radhës. Mbledhja do të mbahet në Prishtinë dhe pritet të nisë në orën 11:15. Ndërkohë, ministrat e qeverisë shqiptare janë nisur drejt Kosovës, teksa po udhëtojnë me autobus.

Siç shihet në foton e publikuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në autobus janë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ai i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e Kulturës, Elva Margariti, e Transportit, Belinda Balluku, e Arsimit, Evis Kushi, dhe e Rinisë, Bora Muzhaqi.

Agjenda:
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj