Ditën e sotme u mbajt takimi i rradhës i Open Balkan ku u firmosën disa marrëveshje dhe të pranishëm ishin 5 nga 6 vendet e Ballkanit. Ndryshe nga takimet e tjera, në takimin e ditës së sotme i cili u mbajt në Ohër të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. I vetmi shtet pa përfaqësues dhe kryeministër që mungoi ishte Albin Kurti i cili nuk i është bashkuar akoma Ballkanit të Hapur, projekt i cili është mbështetur hapur nga SHBA dhe BE.

 

Gjatë takimit kryeministri Rama ka publikuar një foto në të cilën shfaqet së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kreun e BDI Ali Ahmeti, të dy shqiptare që ne poste drejtuese te larta në shtetet përkatëse. Rama shkruante “Vëllezër të hapur”.

 

Pas fotos ka reaguar edhe gazetari nga Kosova, Berat Buzhala duke ironizuar kryeministrin e Kosovës.

 

” Tre argatë të Vuciqit (Lexojeni me zo te Albin Kurtit)” – shkruan Buzhala duke lënë të kuptohet që të gjithë shqiotarët janë bërë bashkë ndërkohë që Kurti vazhdon akoma i trajton ata akoma si aegatë të Presidentit serb.