Kryeministri Edi Rama vizitoi dje Kievin me ftesë të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. Rama, i cili në këtë vizitë shoqërohej edhe nga Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç së bashku me delegacionin zyrtar. Ai vizitoi dhe zonat e bombarduara nga Rusia të Borodyankas dhe Irpinit.
Por cilët ishin ata që u kujdesën për sigurinë e Kryeministrit në një vend ku sirenat e luftës mund të bien në cdo moment për të paralajmëruar një sulm vdekjeprurës.
Ishin punonjësit e Gardës së Republikës, ata që shoqërojnë kudo Kryeministrin Edi Rama, që edhe këtë herë u kujdesën që gjithcka të shkojë mirë, në këtë vizitë aspak të zakontë të delegacionit zyrtar shqiptar.
Për më shumë shfletoni albumin me foto të atyre që qëndrojnë gjithmonë në hije por që janë në të njëjtën kohë dhe në vijën e parë të rrezikut duke garantuar kushte të larta sigurie: