Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca njihet për linjat e saj trupore bombastike.
Së fundmi, ajo ka realizuar një fotosesion me fotografen Fioralba Kryemadhi.
E veshur me xhinse të grisura, bluzë të bardhë dhe të brendshme Calvin Klein, Luanës i vërehet dukshëm barku i sheshtë.
Luana kohët e fundit është duke u marrë me projektin e saj “Thuaje”, ku çdo javë po ndan eksperienca personale me mesazhe të forta.
Një ditë më parë, ajo ndau në Instagramin e saj një fotografi nga deti, me bikini, duke i lënë ndjekësit e saj gojëhapur.