Pas gati 48 orëve me rrebeshe shiu dhe temperatura më të ulta se se mesatarja mujore, e shtuna do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe diell. Ndërkohë që temperaturat do të jenë tipike të muajit Qershor, me vlera maksimale deri në 31 gradë Celsius.
Për të dytën ditë me radhë, rrebeshe të dendura shiu të shoqëruara me stuhi ere, përfshinë të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, kjo tablo do të vijojë deri mesditën e të premtes.
Vlerat e temperaturave janë ulur në gati 3 gradë me pak se sa normalja e muajit Qershor, por fundjava do të sjellë një rritje të tyre.
Problem do te mbetet edhe era.
Të tilla rrebeshe shiu sipas sinoptikanëve janë normale pas valës së nxehtë që përfshiu vendin në fillim të Qershorit, kur temperaturat arritën mbi 37 gradë celsius. Goditje të tilla të të nxehtit do të jenë prezente gjatë gjithë verës.