Gazetarja e njohur Arbana Xharra ka komentuar gjestin e Vjosa Osmanit, e cila preu nga foto kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa postoi disa foto nga takimi i kryeministrave të Ballkanit me kancelarin gjerman Scholz.
“Kjo foto tregon me shkas raportet jo te mira mes krereve politik te Kosoves dhe Shqiperise.
Presidentja e Kosoves eshte duke tregu nje pamaturi politike, arrogance e aq me teper aspak ne favor te dy vendeve shqiptare.
Neve gazetareve na lejohet jo me pre foton e cilitdo politikan, po mos me i postu hic, por ky gjest nga ana zyrtare e Kosoves, eshte vec se nje shpirtngutesi ballkanike.
Une personalisht kam prite qe Vjosa ka me tejkalu kete mentalitet te skenes sone politike, inate mes lidereve, interesa e grupacione te gerditshme.
Vjosen e kam pa ne nivel tjeter, por si duket paskam qene gabim!