Sot mbahet raundi i dytë i provimit të lirimit për klasat e nënta në Kosovë, ndërsa sërish nëpër rrjete sociale kanë qarkulluar pyetjet dhe përgjigjet e testit.

Në një kohë shumë të shkurtër teza e provimit së bashku me përgjigjet janë shpërndarë masivisht nga shumë persona.

Deri më tani nuk dihet se kush mund t’i ketë publikuar të gjitha grupet e testit.