Në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Karadaku tha se sa i përket deklaratave të bëra nga ministri rus Sergei Lavrov, se “Ballkani i Hapur” është një nisme serbe dhe se ai e mbështet atë, Karadaku tha se në takimin që pati me ambasadorin amerikan në Beograd, ky i fundit është shprehur se deklarata e Lavrov nuk janë të vërteta, janë thjesht sarkastike.
Karadaku: Para Ballkanit të Hapur patëm një deklaratë të ministrit rus Lavrov, i cili tha se ishte pro Ballkanit të Hapur dhe ishte një nismë serbe. Kjo ishte një goditje shumë e fortë. I pranishëm në këtë takimi ishte dhe ambasadori amerikan në Beograd, ai tha se jam këtu për të mbështetur nismat. E pyeta se edhe ju e mbështesni Ballkanin e Hapur, edhe Lavrov, më tha se Lavrov nuk e do Ballkanin e Hapur, ai është thjeshtë sarkastik.