Inatosja dhe zemërimi i madh që Vladimir Putini ka shkaktuar në radhët e gjeneralëve të tij, mund t’i kushtojë atij jetën. “The Sun” ka publikuar ditëne sotme një ljam, ku hedh dyshime se po përgatitet vrasja e “Tiranit”Putin nga gjeneralët e tij, dhe se do ta “maskojnë” atë si një “vdekje si pasojë e një ataku kardiak”.
Më pas presidenti rus mund të zëvendësohet nga një udhëheqës edhe më i ashpër, i cili mund të dërgojë trupa përsëri në Kiev, sipas ekspertit kryesor të sigurisë Dr Robert Thornton.
Dr Thornton, një profesor në studimet e konfliktit dhe sigurisë në King’s College në Londër, i tha “The Sun” se gjeneralët ushtarakë rusë po humbasin durimin me udhëheqësin e tyre dhe drejtimin që po i bën luftës në Ukrainë, dhe duan që ai të largohet.
“FSB (shërbimi i sigurisë ruse) mendon se Putini duhet të largohet sepse është treguar i butë me Ukrainën”, tha ai.
“Ai është tërhequr nga Kievi. Është përqendruar vetëm në Donbass”, thuhet se mendon njësia e inteligjencës ruse, GRU, sipas Dr Thornton.
Ai tha se një grup i vogël oficerësh të lartë të sigurisë mund t’i ofrojnë Putinit në formë ultimatuimi, ose të largohet nga detyra ose…. të vritet.