Mungesa e vëmendjes në Kuvend gjatë interpelancës me ministrin Bledi Çuçi, thirrur nga Ervin Salianji, ka rënë në sy të deputetes së PD, Grida Duma.

 

Ajo mori shkurtimisht fjalën dhe kërkoi të mbahet qetësi dhe një etikë sipërfaqësore.

 

Ndërkohë, drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj tha se çdo njeri duhet të kujdeset vetë për respektin.

 

“Gjatë gjithë kësaj kohe që flisnin përfaqësuesit ka vetëm zhumë atje. A mund të ketë pak respekt, a mund të mbahet qetësi. A mund të ketë një lloj serioziteti. Minimalisht etika sipërfaqësore a mund të mbahet në këtë Kuvend”, tha Duma. “Sigurisht që respekti në sallë ndaj dikujt që flet është diçka e logjikshme, çdo njeri duhet të kujdeset vetë për respektin”, u përgjigj Felaj.