Në kantierin e tunelit të Llogorasë vijon puna me ritme të larta për ndërtimin e tij, ku deri tani janë hapur mbi 2000 metra.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna që po bëhet për ndërtimin e këtij tuneli.

“Në tunelin e Llogorasë punimet po avancojnë çdo ditë e më shumë”, tha Balluku.

Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës.

Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bëjë që kjo rrugë të përshkohet për 7-10 minuta.