Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni dhe tre inspektorë të këtij institucioni janë ndaluar nga policia. Ndalimi i tyre vjen pas një hetimi disa mujor nga policia dhe prokuroria, për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës së Kune Vainit.
Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Lezhës, me kërkesë të Prokurorisë Sipas burimeve, Policia ka ekzekutuar vendimet e gjykatës këtë të premte.