Ndalohen nga policia e Lezhës kreu i zonave të Mbrojtura dhe tre inspektorë të këtij institucioni. Lajmi bëhet i ditur nga burime për BalkanWeb.

Hedhja e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimi i pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kunë-Vain ka sjellë ndalimin e Drejtorit te Zonave te Mbrojtura ne Lezhe, Pjeter Toni, dhe 3 inspektor të këtij institucioni Pashk Noka, Armando Lleshaj e Tom Gjelaj.

Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’ nga gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorisë pas një hetimi disajavor. Policia ka ekzekutuar vendimet e gjykatës këtë të premte, ndërsa prokuroria do vijojë hetimet edhe për institucionet e tjera nëse ka patur shkelje për rastin në fjalë.

Policia dhe prokuroria e Lezhës duke përdorur metodat pro aktive kanë përmbyllur një pjesë të hetimeve që sollën ndalimin e zyrtarëve lokalë të zonave të Mbrojtura.