Kryeministri Edi Rama ka shkëptur një moment të cilin ai e ka specifikuar si prekës nga takimi me Hashim Thaçin në Hagë.
“Ishte prekës momenti i pritjes. Unë isha më parë, Hashimi erdhi. Momenti i pritjes ishte prekës. Ai është lloji i njeriut që vinte gjithmonë në orar, dhe vonesa kishte të bënte me faktin që nuk ishte njeri i lirë, ishte njeri i penguar nga procedura të caktuara”, tha Rama gjatë nje interviste me gazetarin Blendi Fevziu.
Ai pohoi se kjo ishte hera e parë që hynte në një burg, ndërsa tha se pot ë mos kishte parasysh dyert që happen, ishte si një spital, madje goxha i mirë.
“Dyert që happen, muret rreth e rrotull nuk ka asgjë për t’u impresionuar pozitivisht”, tha Rama.