Ka mbërritur në Presidencë trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani.
Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë. Ish-kryetari i shtetit do të përcillet të enjten për në banesën e fundit.
Programi i ceremonisë në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani:
Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)
– Mbërritja e arkëmortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.
– Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.