Vrasësi i penduar i drejtësisë Nuredin Dumani, në rrëfimet e tij para hetuesve, ka përmendur emrin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të cilin ka thënë se ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti.
Këtë deklaratë të fortë e ka bërë gazetari Artan Hoxha në studion e “Opinion”, sipas të cilit, kjo deklaratë e Dumanit nuk është bërë publike në media, por që është regjistruar si dëshmi e tij para hetuesve të SPAK. Bëhet fjalë për vrasjen e vëllait të Arben Ndokës, Aleksandër Ndoka.
Hoxha ka treguar se për të pajtuar palët janë futur mes palëve tre negociatorë, një prej të cilëve sot është i vdekur. Sipas gazetarit, negociatori i parë është Bardhok Pllanaj, i ekzekutuar në Shkodër.
“Menjëherë pas atentatit ndaj Sandër Ndokës ka ndërhyrë një negociator. Ai thotë se vrasjen nuk e kanë bërë këta që dyshoni ju. Ai ka pasur lidhje politike, por është vrarë më vonë. Ai është Bardhok Pllanaj. Është vrarë. Filloi në fushatën e 2017 dhe vazhdoi në atë të 2021. Nuk janë ngjarje pa lidhje këto.
Negociatori i dytë ishte kryeplaku që shkoi në burg. Negociatori i tretë është Aleks Deda. I kanë bërë tre herë atentate, nuk e kanë vrarë dot. Dëshmoi në datë 8 mars në SPAK dhe e ka marrë SPAK në mbrojtje. Ka ardhur nga Spanja. I kanë çuar dronin dhe nuk e kanë vrarë dot. Di shumë gjëra dhe duan ta vrasin.
Tre negociatorët që kanë hyrë në mes për ngjarjen e 2017… ka shkuar puna që janë vrarë ata që dyshoheshin si autorë, tani po vriten negociatorët. Dumani thotë që unë i njoh këta, që kanë marrë porosinë për të bërë vrasjen në Lezhë.
Një politikan i rëndësishëm thotë ai se tregon dhe emra, e ka porositur. Ai thotë se unë këto gjëra i kam mësuar se kam qëndruar me këta persona, me këto kam bërë ngjarje të tjera”, u shpreh Artan Hoxha.