Pak javë më parë Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre prej 20 vitesh me një ceremoni madhështore buzë detit. I ftuar në emisionin ‘Rudina’ fituesi i “BBVIP” është shprehur se tashmë pas dasmës po planifikojnë të kenë edhe një fëmijë tjetër me Emanuelën. Madje ai është shprehur se kësaj herë ka dëshirë që të jetë babai i një djali.
Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq. Të trashëgohemi me një djalë.”- zbuloi ai.
Rikujtojmë se në ditën e dasmës së tyre Iliri së bashku me të ftuarit festan gjithashtu dhe ditëlindjen e bashkëshortes së tij.
Vëmendje mori mungesa e mikut të tij Sabiani i cili për çudi nuk ishte pjesë e dasmës. Mungesa e tij ngriti dyshime se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë.