“Shërbimet e inteligjencës të Ukrainës janë në komunikim me luftëtarët e kapur të fabrikës së çelikut Azovstal dhe Kievi po bën gjithçka që mundet për të siguruar lirimin e tyre”.

Kështu deklaroi ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskiy të premten e 3 qershorit.

Pasiguria ka rrethuar fatin e qindra luftëtarëve të arrestuar nga Rusia në mes të majit pasi u urdhëruan të largoheshin.

“Është nëpërmjet tyre (shërbimeve të inteligjencës) që ne po mësojmë për kushtet e ndalimit, ushqimin dhe mundësinë e lirimit të tyre”, tha Monastyrskiy në televizionin ukrainas.

“Ne të gjithë e dimë se ata do të jenë të gjithë këtu, në Kiev, dhe ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë këtë”.

Rusia tha në maj se pothuajse 2 mijë ukrainas ishin dorëzuar pasi kishin bërë qëndrimin e fundit në rrënojat e Mariupolit, ku ata ishin qëndruar për javë të tëra në bunkerë dhe tunele poshtë fabrikës së madhe të çelikut Azovstal.