Interi ka arritur marrëveshje prsonale me mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, ka raportuar të enjten gazetari italian, Fabrizio Romano. Interi ka përparuar në bisedime edhe me klubin e Asllanit, Empolin.
Sipas Romanos, ka mbetur të diskutohet vetëm çështja e çmimit përfundimtar që Interi do të duhet t’ia paguajë Empolit për Asllanin.
20-vjeçari ka treguar paraqitje të mira në sezonin 2021/2022. Ai shënoi katër gola dhe kontribuoi për Empolin edhe me dy asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat.
Mesfushori i Shqipërisë është zhvilluar si futbollist tek Empoli.