Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë për DPT te Fidani, në T7 tha se Kosova do të duhej të ishte pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”, qoftë si vëzhguese, apo si anëtare e saj.

“Unë mendoj që Kosova do të duhej të ishte pjesë e Ballkanit të Hapur, qoftë si vëzhguese, qoftë si anëtare e plotë”, tha Hoxhaj në DPT.

Në nismën Ballkani i Hapur bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Në konferencën e fundit të mbajtur në Ohër morën pjesë edhe Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Kosova nuk pranon t’i bashkohet Ballkanit të Hapur.