Ditën e sotme Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane zhvilloi një diskutim të hapur mbi themelimin, funksionimin dhe administrimin e Dhomave tё Specializuara dhe Zyrёs sё Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs nё Hagё, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ekipit të mbrojtjes pranë Dhomave të Spezializuara, të institucioneve zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, shoqërisë civile, gazetarëve dhe akademisë.
Nën moderimin e Drejtorit Ekzekutiv të ISSH, Leart Kola, panelistët në fjalën e tyre njëzëri theksuan se gjyqi ndaj ish drejtuesve të UÇK-së është një absurd, pasi i gjithë procesi tanimë është përvecse pa asnjë provë është edhe jashtë çdo norme kushtetuese.
Në fjalën e tij kryetari i Kuvendit të Kosovës, Z. Glauk Konjufca theksoi se themelimi i kësaj Gjykatë erdhi nga pasi Rusia bëri kërkesë në KE, për të vijuar pastaj me votën pro të raportit të Dik Martit. Nga ana tjetër Konjufca theksoi se Institucionet e Kosovës nuk janë të kenaqura me zvarritjet e procesit kundër ish- komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në këtë takim me dyer të mbyllura për publikun, me avokatët e të akuzuarve nga Gjykata Ndërkombëtare, Dr. Rudina Jasini, avokate e Z. Rexhep Selimi solli në vëmendjen e pjesëmarrsve disa fakte të jashtëzakonshme të ekzistencës së kësaj gjykate. Dr. Jasini theksoi se Kosova është rast unik në botë, ku një gjykatë speciale e një vendi nuk jep llogari në asnjë institucion të Kosovës edhe pse deri më tani i gjithë ky proces i ka kushtuar shtetit të Kosovës plot 200 milion euro. Ka precedentë të tjetër si për shembull fatura që i ka shkuar shtetit Libanez prej 1 bilion euro për procedura të ngjashme që në finale kanë zgjatur 10 vjet. Një fakt tjetër i përmendur ishte mënyra e administrimit të institucioneve, u tha se në asnjë nivel të Gjykatës nuk ka vendas por janë të gjithë ndërkombëtarë, pra nuk lejohet prania e asnjë të punësuari shqipetar qoftë nga Shqipëria apo nga Kosova e kjo është e padëgjuar më parë në asnjë vend duke marrë parasysh se kjo është një gjykatë e shtetit të Kosovës.
Prezent në diskutim ishte dhe përfaqësuesi i mbrojtjes së Z. Haxhim Thacit, avokati i tij Z. Dastid Pallaska i cili theksoi deligjitimitetin e kësaj gjykate duke thënë shprehimisht se kjo gjykatë ka rrëshkitur përtej çdo shine kushtetuese duke u kthyer madje në rrezik. Z. Pallaska teksa rreshtoi të gjitha faktet se pse ish komandantët mbahen pa asnjë provë në qeli, tregoi edhe raste ku interpretimi i kushtetutës së Kosovës është bër në mënyrë arbitrare duke prevaluar versioni i saj në gjuhën serbe, ndërkohë që ekziston një rast specifik kur zotit Veseli i ishte refuzuar një e drejtë kushtetuese vetëm për faktin se gjykata kishte marrë si referencë një fjali të kushtetutës në gjuhën Serbe ndërkohë që versioni në Anglisht dhe gjuhën Shqipe shprehej ndryshe.
Një paralelizëm i provimit të fajësisë i bërë nga Z. Pallaska ishte shembulli i një të dënuari për vjedhje, që normalisht përveç dënimit me burg do duhet të kthente dhe vlerën e parave të vjedhura. Në rastin e këtij gjyqi nëse do të themi, që të akuzuarit shpallen të fajshëm atëherë vepra e tyre, që duhet zhbërë është pikërisht shpallja e pavarësisë së Kosovës. Pra nëse kriminalizojmë luftën e UÇK, praktikisht kemi cënuar pavarsinë e Kosovës, theksoi ai.
Nga ana tjetër, të pranishmit, avokatë e profesionistë të fushës theksuan nevojën, që shtetet e Kosovës dhe Shqipërisë të vijojnë punën për ndalimin e këtij absurdi, i cili po zhvillohet i pavarur nga çdo institucion llogaridhënieje, e vepron në kurriz të taksapaguesve të Kosovës si dhe cenon vet legjitimitetin e ekzistencës së shtetit të Kosovës.
Në fund të konferencës, të pranishmit theksuan nevojën e vazhdimit të diskutimit publik të kësaj çështje kaq të6 rëndësishme për kombin duke informuar publikun në mënyrë të vazhdueshme dhe transparente mbi procedurat që po ndiqen në këtë gjykatë aspak të zakontë.