Me afrimin e verës po afrohen edhe afatet e radhës drejt daljes nga urgjenca dhe gradualisht do të hihen edhe masat e fundit për frenimin e epidemisë në fuqi. Nga 1 qershori do të hiqet një nga detyrimet e fundit që lidhet me urgjencën e pandemisë.
Nga e mërkura, në fakt, nuk do të jetë më e nevojshme të paraqitet Green Pass për të fluturuar drejt Evropës.
Ky është një nga kufizimet më të fundit lidhur me Covid-in, pas lamtumirës me Green Pass praktikisht kudo që nga 1 maji i kaluar. Në të njëjtën datë, u eliminua edhe përpilimi shëndetësor për udhëtime. Certifikimi mbetet i detyrueshëm, të paktën deri më 31 dhjetor, për personelin mjekësor dhe sektorin shëndetësor, për të cilët detyrimi i vaksinimit është i detyrueshëm, me gjobë pezullim nga puna dhe paga.
Italia duhet t’i thotë zyrtarisht lamtumirë maskave edhe në ato ambiente të mbyllura ku ato kanë mbetur të detyrueshme, si kinema, teatro, mjete transporti, pa paragjykuar një zgjatje të mundshme të masës. Maskat do të vazhdojnë të jenë në shkollë për të gjithë vitin shkollor duke përfshirë provimet e tetëvjeçares dhe të gjimnazit edhe nëse nga shumë pjesë ka ardhur kërkesa për të përjashtuar nga detyrimi nxënësit që i nënshtrohen provimit.
Gjithashtu më 15 Qershor do të zhduket edhe detyrimi i vaksinimit për mbi të 50-at, organet ligjzbatuese dhe punonjësit e shkollave.