Kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur se ishte i tronditur nga dënimet me vdekje i vendosur ndaj dy britanikëve Aiden Aslin dhe Shaun Pinner nga pro-rusët në Donetsk, ai urdhëroi ministrat të bënin “gjithçka në fuqinë e tyre” për lirimin e tyre. Raporton “The Guardian”.

“Ne dënojmë dënimin e rremë me vdekje të këtyre njerëzve. Nuk ka asnjë justifikim për shkeljen e mbrojtjes që ata kanë të drejtë. Prioriteti ynë është të punojmë me qeverinë ukrainase për të siguruar lirimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Johnson.