Ernest Zeka ose i njohur nga të gjithë si Estto, është një nga kantautorët dhe Dj më të njohur në Kosovë.
Këngëtari ka qenë pjesë e disa projekteve shumë të suksesshme të grupit NRG Band. Ndonëse është shumë i rezervuar per jetën e tij, së fundmi ai i është përgjigjur pyetjeve të “Prive” në rubrikën “60 sekonda”.
NRG Band and Estto with a joint project – Balkanika
I pyetur për jetën e tij private, Estto është shprehur se është tepër i lumtur.
“Po, edhe i lumtur bile,”-është shprehur këngëtari.
Gjatë karrierës së tij ai ka realizuar disa bashkëpunime. Por nëse do të ishte në dorën e këngëtarit bashkëpunimi ideal do të ishte vetëm me femra.
“Me femra, sepse gjithmonë më kanë ec,”-tregoi Zeka.
Gjatë intervistës, këngëtari nga Peja ka habitur me një deklaratë të tij. Estto u pyet nga gazetari nëse kishte vjedhur diçka, ku këngëtari nuk hezitoi të tregonte se ka vjedhur këngë.
“Po këngë kështu naj vijë melodike,”-është shprehur këngëtari.