Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar në Këshillin Kombëtar të Integrimit se administrate sot ka pësuar një ndryshim rrënjësor duke treguar përparim në treguesit e saj.

Sipas tij sot askush nuk mund të punësohet në administratë pa kaluar procedurat e marrjes në punë. Ahmetaj iu referua edhe raportit të Komisionit Europian duke e cilësuar atë një udhërfyes për punën e administratës publike.

“Sot administrate është totalisht ndryshe. Është e pamundur të fusësh në administratë sot një person pa kaluar procedurat e marrjes në punë. Janë krijuar të gjitha drejtoritë e integrimit në institucionet qendrore. Sa i përket pyetjes për cilësinë e aplikantëve, kanë qenë 1500 vende bosh. Vlerësimin e bën administrate publike me procedurë të përcaktuar.

Mund të ketë vende bosh por është një proces në vazhdimësi. Në raportin e KE thuhet se ka një balancim mes arritjeve dhe njohjes së tyre. Ky raport është udhërfyes për administratën publike. Do vazhdojmë për përmirësimin e saj. Po të lexoni raportet e administratës.

Unë kam marrë mundimin të lexoj raporte për vendet europiane dhe rekomandime, ngjasojmë me problematikat që kemi ne. Administrata publike mund të quhet larg asaj administrate të politizuar. Sot administrate në të gjithë komponentët e vet. Administrata s’ka të krahasuar me atë që ka qenë”, tha Ahmetaj.