Autoritetet e Moskës kanë deportuar 1.2 milionë qytetarë ukrainas në Rusi që nga fillimi i pushtimit, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk gjatë një konference për shtyp, sipas agjencisë së lajmeve Ukrinform.

“Unë kam shifrën se sa janë deportuar në total dhe është pak më ndryshe nga ajo e dhënë nga Rusia. Por ju e kuptoni që Rusia nuk e thotë asnjëherë të vërtetën. Ata thonë se janë gati dy njerëz. Sipas raporteve tona është rreth 1.2 milionë njerëz”, tha Vereshchuk, duke nënvizuar janë 240 mijë fëmijë, nga të cilët janë 2000 jetimë.