Sot pritet të parashtrohet dorëheqja e qeverisë bullgare e kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov, pasi javën e kaluar nuk arriti ta tejkalojë votimin për mosbesim.
Pasi Petkov të parashtroj dorëheqjen, presidenti bullgar Rumen Radev do të konsultohet me grupet parlamentare në parlament dhe më pas do të japë një mandat për të formuar një qeveri të re. Sipas kushtetutës bullgare, Asambleja Kombëtare ka të drejtë të bëjë tre përpjekje për të formuar kabinetin qeveritarë. Radev duhet t’i japë mandatin e tij të parë partisë “Vazhdojmë me ndryshimin” si grupi më i madh parlamentar në Parlamentin bullgar, i cili synon të ri-kandidoj Kiril Petkovin për kryeministër.