Kryeministri Edi Rama është përplasur me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla në lidhje me lehtësimin e procedurave për kalimin kufitar. Por kryeministrit Rama nuk i pëlqeu fjala “lehtësira”, duke kërkuar që në kufi të mos ketë asnjë pengesë, madje as policë që të thonë mirëserdhe.
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Sot do nënshkruajmë një marrëveshje për lehtësim të kalimit kufitare në pikën e cila ka kalimin më të madh të qytetareve të dy vendeve Vermicë Merdare. Kjo do të lehtësojë procedurat e pritjeve. Deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtësuar të kufirit ndërsa marrëveshja do të përcaktojë procedura lehtësuese që do të jetë për çdo fundjave dhe për cdo feste zyrtare.
Edi Rama: Mund të bëj një pyetje unë, se kjo fjala lehtësira më fund ankthin. Mund ta dimë nga ju si do kalohet kufiri në korrik dhe gusht. Ca janë këtro disa lehtësira. Këtu bëhet fjalë që kur shkon njeriu për andej që shkon për plazh aty të mos ndalojë. Ca domethënë këto lehtësira.
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Kur isha në Shqipëri para ca ditësh, polici kufitar në Vërmicë më uroi udhë të mbarë.
Edi Rama: A mund t’ja kurseni këtë udhë të mbarë, apo duhet me patjetër një polic dhe ti thotë mirëserdhët.
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Ate e mundëson protokolli
Edi Rama: Unë e kam thënë që në mbledhjen e parë, vetëm ministrat e Brendshëm duhet të bëjnë një marrëveshje sesi do zbatohet një marrëveshje që e kanë bërë më parë. Shpresoj të jetë i fundit.