Javanews
Home Sport
Kombëtarja e Bullgarisë sheh tmerr me sy/ Autobusi aksidentohet rëndë, lojtari përfundon 2 orë në operacion
11/06/2022 11:05
Kombëtarja e Bullgarisë sheh tmerr me sy/ Autobusi aksidentohet rëndë, lojtari përfundon 2 orë në operacion
Frikë për kombëtaren bullgare në Gjeorgji. Autobusi me lojtarët u rrëzua në Tbilisi , ku sot është planifikuar ndeshja e Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Bullgare e Futbollit.

“Ekipi kombëtar pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi, rrugës për në hotelin e ekipit, shoferi i të parës nga dy autobusët që transportonin ekipin tonë humbi kontrollin e automjetit”, thuhet në një deklaratë.

Ndërhyrja ka qenë e nevojshme për shkak të një copë xhami të ngulur në kokë. Operacioni kaloi me sukses duke zgjatur më shumë se 2 orë. Lojtari do të qëndrojë në spital për një javë nën mbikëqyrjen mjekësore dhe mësohet se tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi i kombëtares bullgare janë mirë sipas njoftimit të Federatës Bullgare.