Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Reykjavíkut, pasi të hënën do luajë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Islandës. Kuqezinjtë shkojnë në këtë sfidë me disa mungesa ku së fundmi është vërtetuar plotësisht se Armando Broja nuk është i gatshëm. Pasi la pas COVID-in 20-vjeçari është stërvitur veçmas te Chelsea dhe te kombëtarja shpresojnë ta kenë gati me 10 qershor kundër Izraelit.

Gjithashtu në Shqipëri ka mbetur edhe Myrto Uzuni, i cili dy ditë më parë u dëmtua dhe humbi ndeshjen me Islandën. Lajmet e mira janë stërvitja me grupin e Odise Roshit, Kristjan Asllanit dhe Klaus Gjasulës, të cilët kanë lënë pas dëmtimet dhe janë në dispozicion të Edy Rejas.

Të shtunën pasditë kombëtarja kreu një seancë stërvitore në Reykjavík, ndërsa të dielën ekipi do të kryejë edhe stërvitjen zyrtare para sfidës, që luhet mbrëmjen e datës 6 qershor.
Ndërkohë UEFA ka përzgjedhur edhe arbitrin i cili do vendosë drejtësi në këtë ndeshje. Ai është Craig Pawson pjesë e Premier League dhe që nga 2015 mban stemën e FIFA-s, por ndeshjet e rëndësishme i ka me pikatore. Paëson ka një mesatare të kartonave të verdhë prej 4.18 për ndeshje.