Yuri Kim: Tani ja ku jemi i 31 vite nga fundi i komunizmit, 100 vite që kur u vendosën lidhjet me SHBA. Një vend që e ka ekonominë në lulzim, kur erdha këtu e ndjeva energjinë dhe është frymëzuese. Ky vend ka aftësi për më tepër, por çfarë e bllokon? Korrupsioni.

Këtu duhet të marrësh e të japësh rryshfet në mënyrë që të tregosh talentin. Ky është thelbi i korrupsionit.

Lufta kundër korrupsionit është një çështje e rëndësishme për këtë vend që shteti të jetë I pavarur e I pasur. Ne duam që Shqipëria të jetë gjithmonë e më shumë një partner. Ne flasim për rolin e SHBA-ve dhe dëgjoj që më thonë vetëm ju mund ta bëni këtë. Por unë mund të them se vetem ju mund ta bëni, SHBA do të jetë me ju në çdo hap, ndonjëherë di ju shtyjmë në, do jeni të lodhur e nuk do të mund të vazhdoni por ne do të jemi aty. Kemi folur për faktin se në 100 vite ju keni kaluar shumë gjëra, jeni anëtër I NATO-s, jeni në prag të BE-së, keni bërë gjithë punën e nevojshme për të qenë anëtar.