Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, lajmëroi në konferencën për shtyp, të mbajtur pas samitit të Ballkanit të Hapur, në Tiranë, se kompanitë shqiptare, maqedonase dhe serbe kanë firmosur bashkëpunimin për të lehtësuar kalimin e mallrave me automjete përmes secilit nga këto shtete.
Kompanitë që udhëtojnë në autostrada, do të mund të kalojnë nga njëri shtet në tjetrin pa u ndalur, deklaroi Kovacevski.
“Përgatitemi për panairin e verës për turizmin dhe ushqimin në Serbi, do të prezantojmë shumë prodhime maqedonase, verërat tona supreme dhe ushqimet maqedonase do t’i afrojmë në rajon dhe botë. Ramë dakort edhe për të përballuar krizën ekonomike dhe mungesën e ushqimit dhe karburanteve e energjisë.
E konsideroj tejet pozitiv këtë takim pasi kishim këtu edhe liderat e Bosnjes, Malit të Zi dhe komunitetin ndërkombëtar, të gjithë jemi në një vend.
Nëse kuptohemi nuk ka përse të mos ia dalim. Kuptohemi, ndihmohemi dhe do t’ia dalim. Ballkani Perëndimor le të bëhet Ballkani i Hapur” e përfundoi fjalën e tij Kovacevski.