Pyetjes nga gazetarët se nëse duhet që Kosova t’i bashkohet nismës së Ballkanit të Hapur, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj se: “Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon por edhe nuk na ndan, në lidhje me këtë nismë këmi kundërshtime të ndryshme kjo është e vërtetë po kjo nuk na pengon aspak që në marrdhëniet bilaterale ne të ercim përpara.
Porosia ime për qeverinë që drejtoj është që çdo gjë që ne jetësojmë në nismën e Ballkanit të Hapur ta jetësojmë edhe me Kosovën.
Heqja e tarifave doganore, është në Ballkanin e Hapur dhe do ta bëjmë pa asnjë diskutim me Kosovën. Ne do t’i hapim pa tarifa doganore kufirin për bizneset e Kosovës.”
Pyetjes se nëse takimi me sipërmrrësit e Kosovës ditën e djeshme ishte një përpjekje për t’i bërë ata për vete, Rama iu përgjigje se: “Sipërmarrjet shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë për mua janë të Shqipërisë, të të gjithëve. Për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme që Shqipëria t’i mbështesë dhe t’i krijojë kushte të gjithë sipërmarrësve shqiptarë. Jam shumë i lumtur për investitorët e huaj që vijnë po kemi nevojë për kampionët tanë.
Takimi me bizneset e Kosvës, kjo nuk është diçka që ka të bëjë me marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës dhe nuk duhet të përfshihet asnjëlloj aluzioni dhe spekulimi sepse nuk është e vërtetë.”
Rama shtoi se:”Jemi shumë pozitiv në raport me Kosovën dhe me marrëdheniet që kemi së bashku, ne jemi një nuk jemi dy. Edhe pse nuk biem dakord për çështje si Ballkani i Hapur apo Procesi i Berlinit, do ishte çudi qe ne dhe Albini të biem dakord për çdo gjë.”